Dimitrov: Shpresojmë të gjejmë zgjidhje brenda vitit

Zv/Kryeministri Nikola Dimitrov para fillimit të sesionit jozyrtar të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së, me përfaqësues të vendeve të rajonit, në Bërdo, Kranj, vuri në dukje se edhe tema kryesore – lufta e kontinentit kundër krizës korona nuk e përjashton çështjen e zgjerimit të BE-së, e cila vazhdon të ngecë për shkak të vetos së Bullgarisë. Në Sofje përsëri është ngritur çështja për pozitën kushtetuese të pakicës bullgare në vend, si çelësi për zgjidhjen e kontestit.

Është e logjikshme që diskutimi për BE më rezistente, në moment kur kontinentit i kërcënohet valë e re e Covid-19, t’i përfshijë edhe vendet anëtare edh ato kandidate për anëtarësim, theksoi Zv/Kryeministri Nikola Dimitrov para fillimit të sesionit të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së, në Slloveni.

“Virusi këmbëngulës nuk di për kufijtë, nuk e njeh statusin e anëtarësimit ose statusin e vendeve kandidate. Duke e pasur parasysh gjeografinë tonë, ne jemi të rrethuar nga vende anëtare, duhet ta bëjmë këtë së bashku me BE-në, për këtë arsye jam shumë i gëzuar për këtë diskutim. Gjithsesi, me siguri që do ta ngremë çështjen e aderimit dhe të zgjerimit.”

Në gjysmën e vitit gjatë së cilës do të kryesojë Sllovenia, Dimitrov shpreson se do të arrihet “pikë e zgjidhjes” për negociatat e bllokuara aderuse të Maqedonisë së Veriut dhe  Shqipërisë, me veto të dedikuar për Shkupin, që sipas tij do të thotë edhe kthim i kredibilitetit të BE-së në Ballkan, që në të kundërt do të humbasë. Nga Sofja, në moment kur pas zgjedhjeve bëhen përpjekje për kabinet të ri qeveritar, kthehen kushtet e vjetra, në mesin e të cilëve edhe kërkesa për status kushtetues të qytetarëve të vendit që deklarohen si bullgarë.

“Bullgarët duhet të jenë në pozitë të barabartë me popujt tjerë në Kushtetutën e RMV-së. Kjo do të zgjidhë shumë çështje. Kjo është njëra nga rrugët për zgjidhjen e problemit me Bullgarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”

Stoev shton se para nesh është periudhë e dialogut që Maqedonia e Veriut të fillojë negociata për anëtarësim me BE-në dhe thekson se Maqedonia e Veriut ka nevojë për lidership politik dhe respektim të marrëveshjeve.

Klan Macedonia