Vendimi u mor në Dhjetor nga ministri Manja
Sokol Mjacaj që ekzekutoi brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, ankimon në Gjykatën e Posaçme futjen e tij në regjimin “41 biss”. Gjyqtar i çështjes është caktuar Erion Bani.
Mjacaj vetëm pak minuta pasi mësoi lajmin se ministri i Drejtësisë kishte vendosur futjen e tij në “41 biss”, kreu vrasjen, e cila dyshohet se është bërë përkundrejt pagesës.
Pas ngjarjes gjykata e Elbasanit i komunikoi tjetër masë arresti në burg Mjacajt, të dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çek në 2015 në Prekal të Malësisë së Madhe.
Tv Klan