Ështe bërë e njohur marrëveshja midis klubit sportiv “Dinamo” dhe Shoqërisë Anonime Sula. Rreth kësaj marrëveshje flet Sekretari i Klubit Sportiv Dinamo, Sokol Morina.

Sokol Morina: Duhet të theksoj që deri në zbatim të ligjeve kuptohet duke u mbështetur mbi ligjet kemi krijuar këtë shoqëri të përbashkët për të ndihmuar në zhvillimin e sportit, veçanërisht për rritjen e cilësisë. Shoqëria Sulaj merr përsipër që të investojë në sportin e futbollit që është kryesori, në volejboll për femra e për meshkuj, neëdisa individë të veçantë në peshëngritje dhe në atletikë. E mira e kësaj kontrate është se këto djem që përbëjne këtë shoqërinë anonime Sula, do të investojnë në këto sporte që folëm më sipër, por do të kenë të drejtë në rast se klubi Dinamo do të ketë sukses këto kanë të drejtë të rikuperojnë ato të ardhura që kanë derdhur.

Klubi nuk është bërë asnjëherë pengesë për aktivizimin e sa më shumë fëmijëve, të rinjve me ekipet sportive, sepse kjo ndikon për të mirë duke i shkëputur ata nga rruga, lokalet në një pjesë të mirë të kohës së tyre./tvklan.al