Santiago Solari debutoi me fitore në drejtimin e Real Madrid. Ndaj Valladolid skuadra fitoi 2-0 në një ndeshje që nuk ishte e lehtë. Takimi që u ndoq nga tribuna nga Presidenti Perez dhe Ronaldo fenomeni, si aksioner i Valladolit ishte si një shkelmim i krizës së rezultateve të madrilenëve.

Në fakt suksesi i Realit nisi me autogolin e skuadrës mike, ndërsa goli i dytë u realizua me 11-metërsh nga kapiteni Ramos. Liga spanjolle kryesohet nga Barcelona që fitoi 3-2 në transfertë me Rayo Vallecano.

Deri pak minuta para përfundimit të kohës së rregullt Barça ishte në humbje 2-1. Në të 87 Dembele realizoi golin e barazimit ndërsa fitorja u siguria nga Suarez që kishte shënuar edhe golin e parë.

Bayern u ndal në fushën e vet nga Frieburg. Sfida përfundoi në barazim 1-1. Rezultati u vendos në fund të takimit atëherë kur të dyja skuadrat shënuan. Bayern e gjeti golin në të 80 ndërsa barazimi erdhi 1 minut para përfundimit të kohës së rregullt.

PSG nuk di të ndalet këtë sezon në Ligën e Parë Franceze. 12 fitore në 12 ndeshje radhazi që prej fillimit të sezonit. Ky është rekordi ri i fitoreve radhazi në 5 kampionatet e mëdha të Europës. PSG kaloi kështu rekordin e vendosur nga Tottenham me 11 fitore në sezonin 60-61.

Tv Klan