Qytetarët grumbullojnë ndihmat për familjet e prekura

Qytetarë grekë, por edhe shqiptarë, kanë kontribuar masivisht në fushatën e grumbullimit të ndihmave humanitare për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Njerëz të të gjitha moshave shkonin në pikat e grumbullimit dhe dorëzonin veshmbathje, batanije, jorganë, shtretër portativë dhe ushqime.

Të gjithë kishin një fjalë zemre për fqinjët e tyre që po kalojnë një provë shumë të vështirë.

“Duhet të ndihmojmë. Njerëzit aty u goditën rëndë dhe duhet të përpiqemi të ndihmojmë me sa mundim. Sollëm rroba për fëmijët, për të rritur, batanije. Më vjen shumë keq. Gjynah për ata që humbën jetën. Nuk di çfarë të them, kam mbetur pa fjalë”.

“Nuk kam fjalë. E kam jetuar edhe vetë në 1999. Dhe mendja jonë është aty. Jemi me ata. Duhet të jemi të gjithë bashkë”.

“Është njerëzore kjo. Edhe ne kemi kaluar tërmete dhe duhet të ndihmojmë njeri-tjetrin”.

“Njerëzit atje kanë pësuar katastrofë dhe duhet t’i ndihmojmë. Jemi shumë të prekur, bëjmë ç’është e mundur”.

“Kam sjellë disa shtretër, peceta dhe ushqime. E kemi kaluar edhe ne në 1999, por edhe më vonë”.

“Është një situatë e vështirë. Kush mundet, ndihmon”.

“Jemi këtu për të ndihmuar. Uroj të shkojë çdo gjë mirë dhe Shqipëria të gjejë shpejt ritmet e veta”.

Fushata e organizuar nga televizioni Skai dhe periferia e Atikës, u kurorëzua me sukses në orët e pasdites.

Tv Klan