Dhurohen të ardhurat nga ndeshjet mes Powervolley Milano dhe Erzenit

Pjesëmarrja e Erzenit të Shijakut në Challenge Cup nuk do të vlejë vetëm në aspektin sportiv, por edhe atë humanitar.

Kundërshtari, Powervolley Milano vendosi që të ardhurat nga sfidat që do të luhen të dyja në Itali më 18 dhe 19 Dhjetor t’i shkojnë në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti.

“Do t’i presim në Milano, pasi morëm edhe pëlqimin e federatën ndërkombëtare dhe bashkëpunimin e federatës italiane. Të ardhurat që do të vijnë nga ndeshjet do t’i vendosim në dispozicion të tyre”.

Erzeni kaloi në fazën e 1/16 të Challenge Cup, pasi triumfoi në derbin shqiptar me Partizanin. Skuadra nga Shijaku u fitoi të dy ndeshjet me rezultatin 3 – 0.

Tv Klan