Rajoni i Lombardisë kërkon t’i jepet nënshtetësi italiane

Rasti i 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha ka ngjallur solidaritet në Itali. Autoritetet e rajonit të Lombardisë kërkojnë t’i jepet nënshtetësia Alvinit në mënyrë që qeveria e këtij vendi të nisë procedurat për tërheqjen e tij nga territori sirian.

Kryeministri Rama ka shpjeguar se nuk mjafton nështetësia, pasi as Italia dhe as një vend i BE-së, nuk ka mundur të tërheqë shtetasit e vetë. Në mbështetje të Alvinit, kulla Pireli, ndër më të lartat në Milano, shfaq me drita prej mbrëmjes së të hënës, mesazhin “Free Alvin” (Lironi Alvinin).

Aktualisht ai ndodhet në kampin e Al Holit në veri të Sirisë, bashkë me disa gra e fëmijë shqiptarë dhe jeta e tyre është në rrezik. 11-vjeçari është lënduar në njërën nga këmbët dhe rasti i tij u bë publik nga emisioni investigativ “Le Iene”.

Tv Klan