Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Mjedisi, kushtet e punës, siguria në të dhe mbrojtja e mjekëve do të rregullohet por gjithçka brenda mundësive. Takimi i Kreut te Shëndetësisë sëbashku me atë të Rendit mbase do të sjellë dhe realizimin e kërkesave të mjekëve. Grevës së mjekëve i përgjigjet edhe ministri Solis.  

Leonard Solis, ministri i Shëndetësisë:- “Jam dhe unë i indinjuar në lidhje me këtë problem dhe ne si ministri kemi bërë njoftimin tonë për të marrë masat që kjo gjë të mos përsëritet. Brenda mundësive duke biseduar me Ministrinë e Rendit dhe nesër kemi lënë një takim të përbashkët me Ministrin e Rendit për zgjidhjen e këtij problemi, që nuk është vetëm në Tiranë, por është në Korçë, në Shkodër, në Fier, pothuajse në të gjitha spitalet. Mos harroni dhe na kanë vjedhur dhe pagat e mjekëve komplet brenda në spitalin e Korçës, para dy muajsh. Pra është një problem tepër shqetësues që bluzat e bardha të punojnë në kushtet e qetësisë. Do të përmirësojmë vazhdimisht dhe unë jam i vendosur që vazhdimisht të përmirësojmë kushtet në të cilat punojnë mjekët”.

Duket se paralajmerimet, kërcënimet me grevë janë ato që ulin palë dhe sjellin zgjidhje./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti