Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Qeveria Turke ka marrë përsipër të rikonstruktojë Spitalin Distrofik të Tiranës dhe mjaft qendra të tjera shëndetesore në të gjithë vendn. Ambasadori Turk Mehmet Okçun i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Leonard Solis i ka dhuruar këtij spitali ndihma në pajisje spitalore, ushqim dhe pajisje të tjera.

Ambasadori Okçun shprehet se mbështetja e Qeverisë Turke do të shtrihet jo vetëm tek të sëmuret dhe fëmijët e vegjël pa mbështetje por edhe tek jetimët e invalidët. Këta fëmijë shprehet Okçun kanë nevojë për ngrohtësi njerëzore ndaj janë sensibilizuar mjaft biznesmenë turq për të ndihmuar. Ndërsa Ministri i Shëndetësisë Leonard Solis shprehet se do ristrukturohen dhe mjaft qendra të tjera spitalore.

Leonard Solis, Ministri i Shëndetësisë:- “Këtu kemi bërë një marrëveshje me Karitasin Zviceran për një rikonstruksion total të këtij spitali i cili është sa spital aq edhe një qendër sociale me probleme tepër të vështira. Nëqoftëse ju do të futeni e do të bisedoni me çdo fëmijë me çdo nënë, këtu ka probleme të tmerrshme sociale, prandaj është një qendër tepër e veçantë, ku dhe teë gjithë ambasadorët gradualisht dhe të gjithë Karitasi dhe shoqata të tjera janë të inkluduara krahas buxhetit të shtetit për ta ndihmuar këtë spital që luan një rol të jashtëzakonshëm në trajtimin e këtyre fëmijëve pa mbrojtje”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame