Tek Kristiano Silvana ka gjetur një bashkëshort, një shok, një mik, një baba për fëmijët e saj dhe mbi të gjitha, dashurinë. Pas shumë vitesh në errësirë, ajo ka gjetur dritën në fund të tunelit së bashku me tre fëmijët dhe drita ka formën e një njeriu.

Kjo është arsyeja pse e ka thirrur në studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, për ta surprizuar në “Ka Një Mesazh Për Ty” vetëm pak kohë përpara dasmës së tyre.

Silvana: Përshëndetje i dashuri im, nëse të kam sjellë këtu është për të të falenderuar për gjithçka që ke bërë për mua dhe për fëmijët e mi. Për dashurinë që na ke dhuruar dhe që na jep çdo ditë, çdo sekondë  të vetme, që e mbush shtëpinë tonë me dashuri. Që nga dita e parë kur ti u shprehe e unë të thashë që nuk isha gati dhe ti m’u përgjigje që unë do të të pres se të dua ty dhe i dua edhe fëmijët “tanë”, nuk ke thënë kurrë fëmijët “e tu”, por fëmijët tanë. Për ne je një shembull, je dashuria ime e vetme dhe nuk ka fjalë për të përshkruar si je. Shumë shpejt do të martohemi përpaa Zotit, do t’i premtojmë njëri-tjetrit dashuri të përjetshme. Që të pestë bashkë, mbase dhe gjashtë, ku i dihet…

Ardit Gjebrea: Epo nëse janë gjashtë duhet të na e thuash…

Silvana: Jo, akoma jo. Çdo mëngjes para se të shkosh në punë në orën 05:30, ti nuk del kurrë nga shtëpia pa i puthur fëmijët. Edhe një mëngjes kur dole, nuk e di nëse të kujtohet, unë u preka aq shumë, pasi u ktheve sepse harrove puthjen e zakonshme dhe ajo për fëmijët e mi do të thotë shumë. Ka shumë domethënie për ata, por jashtëzakonisht shumë edhe për mua sepse je një shnbuul për ta, një shembull që unë dua që ata ta marrin prej teje./tvklan.al