Ole Gunnar Solskjaer do të vijojë të jetë trajner i Manchester United. Gazeta “The Sun” shkruan se vendimi i bordit drejtues është marrë dhe “Djajtë e Kuq” do të udhëhiqen nga Solskjaer edhe pas këtij sezoni.

Megjithatë njoftimi do të bëhet në përfundim të kampionatit, sipas “The Sun”. Rezultatet e arritura nën drejtimin e norvegjezit, 10 fitore në 11 ndeshje janë motivacioni për vazhdimin me Ole Gunnar Solskjaer.

Avram Glazer udhëtoi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndjekur ndeshjen e fundit me Fulham, që u fitua me rezultatin 3-0. Ai foli me Solskjaer pas takimit sipas asaj që shkruhet në gazetën angleze.

Ole Gunnar Solskjaer u emërua trajner i përkohshëm i Manchester United në mes të muajit Dhjetor duke zëvendësuar Jose Mourinhon. Nën drejtimin e Solskjaer “The Reds” po shpresojnë për një vend në Champions Leaguen e ardhshme.

Tv Klan