Marsi rrethohet nga një rreze e gjelbër, që është rrjedhojë tipike e oksigjenit përreth atmosferës së tij. Pra jo vetëm Toka e ka këtë privilegj, por për herë të parë, ky fenomen është vërejtur edhe në një planet tjetër, konkretisht në Mars.

Është arritur të dallohet nga sonda e Agjencisë Hapësinore Evropiane Eso Mars Gas Orbiter, që orbiton rreth planetit të kuq që prej vitit 2016.

Sipas ekspertëve që kanë analizuar edhe të dhënat e statistikat e mbledhura, çlirimi i oksigjenit rezultonte të ishte më i lartë në lartësitë rreth 80 km dhe ishte e ndryshueshme në varësi të distancës mes Marsit dhe Diellit.

Studimi i rrezes atmosferike të planetëve mund të shërbejë për një sërë informacionesh mbi përbërjen dhe dinamikat e atmosferës, e gjithashtu edhe sasia e energjisë që depozitohet si nga drita e Diellit ashtu edhe nga era solare.

Megjithatë shkencëtarët specifikojnë që rrezja e gjelbër që dallohët nga hapësira përreth Tokës është shumë më e fortë dhe e qartë, por e rëndësishme është se më këtë zbulim, fenomeni është i pranishëm në kozmos.

Klan Plus