Matja nga UNDP: Kryeministri nga 51 në 48,9%

Ka rënë përqindja e kënaqshmërsë së qytetarëve ndaj punës së krerëve të shtetit, Presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Në matjet e fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP),  kënaqshmëria për Presidenten Osmani ka rënë nga 60.3 sa ishte herën e fundit në 56.2 përqind.

Nga 51.5 përqind, kënaqëshmëria për Kryeministrin Kurti ka rënë në 48.9 përqind, ndërsa për kabinetin e tij nga 45.8 në 41.8 përqind.

Më së shumti rënie nga liderët shtetërorë ka përjetuar kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Nga 58.3, kënaqshmëria për të ka rënë në 52.2 përqind. Edhe Kuvendi i udhehequr nga Konjufca nuk është më mirë pasi tani shënon vetëm 38.7 përqind nga 46.4 që kishte më herët.

Institucionet e drejtësisë kanë shënuar rritje të vogël.

Gjykatat nga 29 përqind sa ishin në matjet e fundit, janë rritur në 29.3 përqind. Prokuroria nga 29 është rritur në 30 përqind.

Matjet janë bërë për periudhën Prill – Nëntor 2023, këto matje të UNDP-së bëhen çdo gjashtë muaj ndërsa ishin 1306 pjesëmarrës në anketë.

Tv Klan