Në episodin ditor të Love Island Albania që po transmetohet në Televizionin Klan në orën 18:20, ishullorët duhet të gjejnë me hamendësim përgjigjet e sakta të publikut.

Disa nga pyetjet që iu drejtuan ishin:

Cili është çifti më i zjarrtë?

Sipas sondazhit të publikut, vendin e parë e zinin Erida-Aleksandros, vendin e dytë Amadea-Haris dhe vendin e tretë Ueda-Arlind.

Cili është çifti që bënë më shumë lojë?

Sipas sondazhit të parët ishin Aisha-Everaldo, të dytët Erida-Aleksandros dhe vendi i tretë i përkiste Ueda-Arlind.

Përgjigjet e ishullorëve nuk përputheshin me renditjen e publikut, por ata arritën të gjenin disa çifte edhe pse jo të gjithë.

Aleksandrosi në përfundim të lojës u shpreh: ”Ne fituam veç ca pika shiu, por ‘party’-n do ta bëjmë.”

Ndiqni videon më poshtë për të parë përgjigjet e ishullorëve./ Love Island Albania