Michelle Obama në krye të listës së preferencave të amerikanëve

Ndonëse nuk arriti t’i fitonte zgjedhjet, Donald Trump është mashkulli më i admiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në sondazhin vjetor të  “Gallup”, 18% nga 1,018 të anketuar zgjodhën Trump, duke mundur ish-Presidentin Barack Obama, i cili ka kryesuar listën për 12 vitet e fundit.

Obama mori votat e 15% te të anketuarve, ndërsa Presidenti i ri Joe Biden ishte i preferuari nga 6% e të anketuarve. Në listën e meshkujve më të admiruar është edhe eksperti i sëmundjeve infektive Anthony Fauci i cili u rendit i katërti.

E teksa bashkëshorti i saj u mund nga Donald Trump në këtë sondazh, Michelle Obama vijon të jetë gruaja më e admiruar për të tretin vit radhazi e ndjekur nga zëvendës presidentja e zgjedhur, Kamala Harris dhe Melania Trump.

Sondazhi me një traditë që prej vitit 1946, lakon si emrat më të admiruar kryesisht të zotët aktual të shtëpisë së bardhë, ata të kaluarit apo dhe pretendentët e ardhshëm të saj.

Tv Klan