Këngëtarja e njohur, Soni Malaj është mjaft aktive me postimet e saj në rrjetet sociale ku vazhdimisht poston foto nga përditshmëria apo edhe koncertet e saj.

Kënga e saj e fundit mban titullin “Shije tradhtie”, me të cilën ishte konkurrente tek “Kënga Magjike”.

Por postimi i fundit i këngëtares ka habitur fansat, të cilët janë tepër kuriozë të kuptojnë kujt i adresohet shkrimi. Ajo dëshiron të jetë një zog, por për një arsye tepër të veçantë.

Bashkëngjitur fotos së publikuar Soni shkruan: Ndonjëherë mendoj sikur të isha zog, që të fluturoja lart në qiell… dhe t’ua lëshoja glasën ca njerëzve. /tvklan.al