Mund të thuhet padyshim që kjo është një mundësi që nuk vjen shpesh. Për herë të parë në 50 mijë vjet, një kometë jeshile ka udhëtuar këtë muaj pranë Tokës dhe shansi më e mirë për ta parë, tashmë ka ardhur.

Kometa C/2022 E3 (ZTF) mund të shihej me dylbi dhe teleskopë, por do të jetë po ashtu e shndritshme mbrëmjen e sotme dhe të së enjtes, aq sa mund të shihet edhe me sy të lirë.

Koha më e mirë për ta parë këtë kometë janë pikërisht këto dy net, pasi do kalojë më pranë Tokës dhe do të jetë e dukshme si në hemisferën veriore, ashtu edhe në atë jugore./tvklan.al