Të gjithë sytë do të jenë të fokusuar në “Olimpiastadion” të Berlinit mbrëmjen e sotme, pasi luhet finalja e Kupës së Gjermanisë mes Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich.

Për të dytin vit radhazi dhe të 13 herë në histori, bavarezët kërkojnë që të kompletojnë dopietën e titujve, Kupë dhe Ligë, përpara se të synojnë titullin në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e konfirmuar të Bundesligës nisen më të avantazhuar në këtë 90-minutësh, ku natyrisht do të mungojë blerja e re, Leroy Sane.

Ata kanë fituar 16 ndeshje e fundit dhe kjo i bën akoma dhe më superior ndaj “Aspirinave”, që janë një nga 5 skuadrat që i kanë shkaktuar humbje Bayern në këtë sezon.

Megjithatë, të udhëhequr nga një sulmues vrasës si Robert Lewandowski, Bayern do ta ketë më të lehtë për të mbrojtur titullin dhe të fitojë trofeun e Kupës për të 20 herë në histori. Sfida e Berlinit nis në orën 20:00 dhe premton spektakël e lumë golash.

Klan Plus