Disa video të publikuara në Snapchat kanë shkaktuar reagim të ashpër në internet. Në do shfaqen dy prindër të cilët torturojnë fëmijët e tyre me qese plastike në kokë dhe ujë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Sun”, nuk është e qartë sesa herë janë parë videot në rrjetin social, që është kryesisht popullor tek adoleshentët.

Vetë portali britanik shkruan se e ka parë videon, por vendosi që të mos e publikojë për shkak se pamjet janë shumë të rënda.

Babai i adoleshentit mund të dëgjohet duke thënë se po përpiqet që ta disiplinojë atë.

“Nuk po abuzojmë me ta, po i mësojmë disiplinë”

, thotë ai.

Në një tjetër video tregohet çifti që i hedh ujë në kokë fëmijës, duke e torturuar ndërsa pamjet shoqërohen me fjalinë

“sonte me siguri do të vdesë”

.

Çifti, sipas The Sun, në video shfaqet me fytyrën e mbuluar.

Në një tjetër moment burri thotë se

“nëse dua ta godas fëmijën tim do ta bëj sa të kem qejf, nëse i duhet disiplinë do të vazhdoj ta bëj një gjë të tillë”.

Policia në Melbourne të Australisë ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe mësohet se ka arritur që ta lokalizojë adresën e videove në një zonë të qytetit të Preston. Hetimet për rastin vijojnë.

/tvklan.al