Sonte nata e dytë e festivalit “Kënga Magjike”

Këngëtarët votojnë për finalistët

Në gjysmë errësirë dhe pa shumë zhurmë. Kështu Ardit Gjebrea e startoi natën e parë të edicionit të 20 të Këngës Magjike.

Nisi me një ide gjeniale. Skena magjepsese u mbush me 19 fëmijë dhe të rinj të lindur në datat dhe vitet kur është zhvilluar Kënga Magjike nga viti 1999 deri në vitin 2017.

Përkrah Ardit Gjebreas, Bora Zemani dhe Klaudia Pepa, që nën shoqërinë e balerinëve të Mediaset, i dhanë më shumë dritë skenës magjike të realizuar nga një prej emrave më të mëdhenj të skenave te RAI-t, Gaetano Kasteli, ndriçimin e Pino Kuinit dhe Olsi Tufës, zërin e Emanuele Doninit dhe Mauro Fikara e me regji të Aldo Lipes.

“E çmendur” dhe shumë potente në skenë, fituesja e edicionit të shkuar të ‘Këngës Magjike’ Anxhela Peristeri, arriti edhe pas një viti ta emociononte publikun në sallë me baladën e saj.

Nuk është pjesëmarrëse në këtë edicion, për të cilin thotë se konkurenca është e fortë.

“E fortë është, ka këngë të bukura shumë, do ketë një konkurrencë. Jam shume kurioze edhe unë për rezultatin, por e rëndësishme është që festivali do dalë shumë bukur, është një realizim shumë i bukur dhe gjithë këngëtarët janë të mirë”.

Në skenë u ngjitën 11 këngëtarë të kategorisë Neë Artist, prej të cilëve në votim kaluan 8, dhe 13 këngëtarë të kategorisë Big.

Me një nga këngët më të klikuara në Youtube, dhe e klasifikuar si këngëtare “Big”, Kanita ndjen siguri me këngën e saj.

“Kemi hyr si big artist, është ndjenjë e mirë që kënga po pëlqehet. E di që kam ardhur me një këngë të fortë dhe publiku e pëlqen”.

Edhe pse edicionin e shkuar, Fifi mori vendin e tretë me baladën e saj, në bashkëpunim me Mc Kreshën, këtë vit ajo duket se ka akoma më shumë besim në çmimin e madh.

“E kam këtë shokun këtu që po më mbështet. Kallxoji Kresh si po më ndihmon. Vjet, nëse para se të dilja në skenë isha në stres, tani kam siguri nga Kresha, krahu i djathtë”.

Teksa artistët do të votojnë për këngët që shkojnë në finale, nata e dytë e Këngës Magjike, që vjen sërish drejtpërdrejt në Televizionin Kombëtar Klan, premton një garë të fortë plot emocione dhe surpriza, ashtu si performancat mbresëlënëse të natës së parë.

Tv Klan

Kategori
KulturëLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*