Qielli do të zbukurohet nga yje që bien. Vizibiliteti më i lartë parashikohet në 6 Maj, por do të vijojnë edhe për katër ditë të tjera të jenë të dukshme. Janë meteoritë të gjeneruara nga Kometa Halley dhe kryesisht do të përqendrohen më tepër në orët e agimit.

Sipas astronomëve, Eta Aquaridi do të jenë në drejtim të Lindjes dhe në kushte të përshtatshme pa ndotje drite mund të arrihen të dallohen me sy të lirë deri në 15 në orë. Këto meteor janë reja e ndritshme e kalimeve të kometës së famshme Halley, kalim që Toka e përshkon çdo vit në të njëjtën periudhë, në trajektoren që kometa ka përshkuar duke ju larguar diellit. Ndërsa Orionidet, që bien gjatë periudhës Tetor-Nëntor, janë në atë pjesë të udhëtimit të përshkuar nga Kometa Halley duke ju afruar Diellit. 

Yjet që ne shohim nuk janë gjë tjetër se pluhura e grimca të lëna pas nga bishti i kometës që gjatë impaktit me atmosferën krijojnë efektin shndritës që në njohim.

Klan News