Drejtuesi i SPAK Arben Kraja u shpreh se mosndeskueshmeria ka ardhur nga mosfunksionimi i sistemit

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca deklaroi se askush nuk është mbi ligjin gjatë fjalës së tij në konferencën “Sfida dhe lufta kundër korrupsionit. Ai tha se Shqipëria ka bërë përparime në luftën kundër korrupsionit. 

“Të premten e kaluar patëm një super sukses me operacionin “Shpirti”. Hetimi i krimit financiar kërkon një punë specifike se është shumë kompleks. Politikanët, gjyqtarët, prokurorët duhet të kuptojnë që askush nuk është mbi ligjin.   BE e ka mbështetur Shqipërinë me 60 mln euro që prej 2020-s, për rritjen e kapaciteteve të strukturave të rëndësishme.

Sfidat janë të shumta dhe synimi ynë është i përbashkët. Një klimë që do të sjellë investime dhe do të rrisë standardet ekonomike. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se Bashkimin Europian e kanë në krahun e tyre”, është shprehur Soreca.

Ndërsa Arben Kraja, drejtuesi i SPAK theksoi se mosndëshkueshmëria ka ardhur nga mosfunksionimi i sistemit.

 “Po shohim cdo ditë rastë të gjyqtarësh e prokurorësh të përfshirë në korrupsion, apo krim të organizuar.Ndëshkueshmëria e tyre duhet të jete një vijë ndarëse për gjithë pjesën tjetër që është në sistem. Kërkohet më shumë evidentim i shkeljeve në përdorimin e fondeve publike. Është përpaeësi e jona që vlerësohet cdo ditë dhe shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete. Jemi të bindur që gjithcka po e bëjmë për të mirën e vendit, të zhduket imazhi i vendit ku mund të investohet”, Arben Kraja.

Sipas ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj lufta ndaj korrupsionit po përballet me sfida të reja, dhe tha se janë marrë masa për ta eliminuar. 

Drejtuesja e byros kombëtare të hetimit Aida Hajnaj theksoi faktin që agjentët  e BKH do të ndihmojnë SPAK-un për të hetuar dhe ndëshkuar të gjitha ata që shkelin ligjin. 

Klan News