“Drejt përfundimit ndërtimi i 22 shkollave me vlerë 65 mln Euro”

Ndonëse në pandemi, procesi i rindërtimit në Shqipëri po ecën mirë. Është ky komenti i ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca nga Durrësi, teksa pa nga afër përfundimin e ndërtimit të kopshtit “1 Qershori” i financuar nga BE dhe PNUD.

“Është e rëndësishme që ta përsërisim atë shumë për mbi 1 mld Euro që iu kushtua Shqipërisë nga konferenca e donatorëve. Menaxhimi i një shifre të tillë në grande dhe hua kërkon kohën e vet por jo duhet të behët në BE të standarde të transparencë dhe sigurisë. Procesi po ecën shumë mirë”.

Janë 58 shkolla dhe kopshte të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019 të cilat po rindërtohen me financim të BE dhe PNUD me vlerë 65 mln Euro. Deri tani 22 institucione arsimore janë drejt përfundimit. Ky financim në arsim për BE është në kuadër të të ardhmes së Shqipërisë në BE.

“Ky investim në shkollë dhe kulturë është e rëndësishme për dy shtyllat e shoqërisë shqiptare për të ardhmen e Shqipërisë, dhe e ardhmja e Shqipërisë është në BE”.

“Bëhet fjalë për 20 mijë nxënës që do përfitojnë nga 58 shkolla apo kopshte. Janë afro 440 mijë banorë ne zonat rreth këtyre ndërtesave arsimore që përfitojnë, sepse është ndërtuar me konceptim e ndërtimit së bashku me komunitetin”.

18 shkolla të tjera janë proces projektimi, dhe pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.

Tv Klan