Ambasadori i BE-se Luigi Soreca e ka konsideruar një kusht të plotësuar mënyrën sesi u mbajtën zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit ku u zbatua një Kod i ri Zgjedhor.

Soreca tha se Këshilli Evropian ishte shumë i qartë kur në Marsin e vitit 2020 i kërkoi Shqipërisë që të ndërmerrte disa kushte për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare dhe kushte të tjera për të vijuar konkretisht bisedimet.

Sipas Ministres Olta Xhaçka procesi i integrimit është ndërlikuar sepse duhet të përmbushen kritere politike dhe teknike, ndërsa vendimmarrja varet në çdo hap nga konsensusi i të 27 shteteve anëtare të BE-së.

Në takimin me studentët, kur u pyet për mundësinë e ndarjes së çiftit Tiranë-Shkup, kryediplomatja Xhaçka tha se Shqipëria dëshiron të ecë drejt integrimit evropian bashkërisht me Maqedoninë e Veriut.

Klan News