Rreth 70 përfaqësues nga ambasadat e shteteve anëtare të BE-së dhe Ambasada Zvicerane në Shqipëri do të jenë në terren ditën e zgjedhjeve. Ata u informuan nga ekspertët e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe EEAS mbi procesin e votimit. Është vetë kreu i ambasadës së BE-së në Tiranë, Luigi Soreca që thotë se më 25 Prill di të vizitojë disa qendra votimi.

“Së bashku me shumë kolegë të shteteve anëtare të BE-së, unë do të vizitoj një numër të madh të qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve. Ne inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër COVID19. BE-ja qëndron pranë Shqipërisë!”,  Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Një ekip i delegacionit të BE-së në Shqipëri po mbështet misionin ODIHR në procesin e monitorimit të përgatitjeve dhe zhvillimit të zgjedhjeve./tvklan.al