Rreth 70 përfaqësues nga ambasadat e shteteve anëtare të BE-së dhe Ambasada Zvicerane në Shqipëri do të jenë në terren ditën e zgjedhjeve. Ata u informuan nga ekspertët e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe EEAS mbi procesin e votimit. Është vetë kreu i ambasadës së BE-së në Tiranë, Luigi Soreca që thotë se më 25 Prill di të vizitojë disa qendra votimi.
“Së bashku me shumë kolegë të shteteve anëtare të BE-së, unë do të vizitoj një numër të madh të qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve. Ne inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër COVID19. BE-ja qëndron pranë Shqipërisë!”, Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.
Një ekip i delegacionit të BE-së në Shqipëri po mbështet misionin ODIHR në procesin e monitorimit të përgatitjeve dhe zhvillimit të zgjedhjeve./tvklan.al
Together with many #EU🇪🇺Member States’ colleagues I will be visiting a large number of polling stations on #ElectionDay. We encourage the citizens of #Albania🇦🇱to exercise their right to vote while respecting all measures against #COVID19.
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) April 16, 2021
The EU🇪🇺is standing by🇦🇱!#TeamEurope https://t.co/5cx9YRqCoT