Soreca, optimist për negociatat

Soreca, optimist për negociatat

11:50 13/09/2019

Thirrje palëve për dialog: Nisni me Reformën Zgjedhore

Optimist për hapjen e negociatave të Shqipërisë në Tetor është edhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Lugi Soreca. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Financiare IPA në Ministrinë e Jashtme, zyrtari europian vlerësoi ecurinë e reformave dhe në veçanti atë në drejtësi, e cila sipas tij pritet të sjellë ndryshime të forta në Shqipëri.

“Në Tetor mund të thuhet një fjalë e mirë për të ardhmen e Shqipërisë. Topi kalon në kampin e Këshillit Europian. Javët dhe muajt në vijim do të jenë kyçe pasi ne jemi shumë afër krijimit të SPAK dhe BKH. Gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm po diskutojnë si mund të ndiqet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Soreca u bëri thirrje palëve politike të rinisin sa më shpejt dialogun për të tejkaluar ngërçin aktual.

“Me lejoni të them që dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike, e kjo gjë specifike mund të jetë reforma zgjedhore. Kjo do bëhet në një mënyrë të drejtë, por edhe në përputhje me standardet ndërkombëtare”.

Sipas Ambasadorit të BE-së, të gjitha palët politike duhet të kuptojnë se 91% e shqiptarëve duan të bëhen pjesë e familjes europiane.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT