Soreca u tha gazetarëve se marrëveshja me Italinë për menaxhimin e emigrantëve për momentin nuk ka vlerë ligjore, por politike. Ai konfirmoi faktin se e kishte marrë tekstin e këtij memorandumi vetëm dy ditë më parë ndeërsa KE është informuar, por jo konsultuar praprakisht për këtë çështje.

“Më lejoni të them se Komisioni Europian është informuar, por jo konsultuar për këtë memorandum mirëkuptimi. Ne e kemi marrë tekstin vetëm dy ditë më parë për këtë arsye konsultimet janë duke vijuar. Ne e kuptojmë se ky është tekst fillestar dhe që më pas duhet që të përkthehet në ligj nga të dyja palët. Këtu ne do të bëjmë vlerësimin tonë. Ka detaje që duhen identifikuar. Për momentin është e parakohshme të japim vlerësim për dokumente që për momentin kanë vlerë politike dhe jo domosdoshmërisht vlerë ligjore. Në çdo rast BE dhe shtetet anëtarë mund të bashkëpunojnë me vende të tjera për emigracionin duke respektuar zbatimin e legjislacionit të BE dhe konventave ndërkombëtare.”

Zv.kryeministrja Belinda  Balluku tha se memorandumi ka kaluar në qeveri dhe do të shkojë në parlament për t’u ratifikuar.  Italia do të financojë ngritjen e qendrës së mbërritjes për 3 mijë azilkërkues në Portin e Shëngjinit  ndërsa në Gjadër do të ngrihet një tjetër strukturë  për akomodimin e tyre, deri sa të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil. 

Klan News