Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca ka takuar kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani. Në fokus të tij ka qenë puna për përzgjedhjen e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese edhe atë të lartë.

Përmes një postimi në Twitter, diplomati i lartë europian tha se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale sa më parë. Ndërsa procesi për plotësimin e gjykatave dhe ngritja e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë është në hapat e fundit.

Tv Klan