Sorecca: Çështja e ministrit të Brendshëm duhet zgjidhur sa më shpejt


Sorecca: Çështja e ministrit të Brendshëm duhet zgjidhur sa më shpejt

15:44 14/11/2018

Bashkimi Europian kërkon që Shqipëria të zgjidhë sa më shpejt ngërçin e krijuar me emërimin e ministrit të Brendshëm. Ambasadori Luigii Sorecca sqaroi në studion e “Opinion” se çfarë nënkupton me një Ministri të Brendshme funksionale.

Thotë se po i ndjek zhvillimet politike për këtë çështje ku janë përfshirë Presidenti dhe Kryeministri të cilëve u kërkon që të gjejnë zgjidhje konform tagrit kushtetues.

Vlerësoi punën e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndërsa tha se nuk i di arsyet e dorëheqjes së tij.

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit sipas tij është aktualisht detyra numër një e Shqipërisë.

Ambasadori nënvizoi se në pranverë, Komisioni Europian do të japë një tjetër vlerësim për reformat përpara se të vendoset për çeljen e negociatave.

Tv Klan



Të ngjashme