Adolfo Sormani qëndroi pak më shumë se 3 muaj te Partizani duke u larguar këtë të hënë zyrtarisht. Trajneri italian e la ekipin në vendin e tretë, 7 pikë larg Skënderbeut kryesues. Drejtuesit vendosën të emërojnë Sulejman Starovën, pasi është pjesë e klubit prej kohësh. Starova i cili i ka drejtuar edhe herë të tjera të kuqtë sqaroi pse Sormani u largua.

Sulejman Starova (Trajner i Partizanit): “

U krijua një mungesë harmonie, që fillon nga stafi e deri te lojtarët, por më kryesore te tifozët tanë. Një situatë paradoksale nga momenti që vijmë me sukses nga kupat e Europës, kjo është arsyeja.”

Sulejman Starova ka një objektiv të qartë, të vendosur që në fillim të sezonit, titullin kampion.

Sulejman Starova (Trajner i Partizanit): “

Edhe Sormani nuk ka qenë pa gjurmë pozitive këtu, skuadra është fizikisht mirë dhe shpresojmë që të arrijmë qëllimet që kemi.”

Debutimi i Sulejman Starovës do të jetë të enjten në fushën e Laçit. Me trajner të ri është edhe Teuta. Skuadra durrsake arriti marrëveshjen me italianin Roberto Cevoli. 47-vjeçari gjatë karrierës së tij është ulur në stolin e skuadrave të kategorive të ulëta të Itali. Cevoli firmosi për këtë sezon me Teutën dhe rinovimi edhe për një vit tjetër do të bëhet në bazë të rezultateve.

Tv Klan