Në Bruksel po bëhen përgatitjet e fundit për debatin e shumë pritur mes 6 kandidatëve për pasardhësin e Zhad Klod Junker në kreun e Komisionit Europian.

Vëmendja kryesore është përqëndruar tek dy kandidatët favoritë, lideri i Partisë Popullore Europiane, gjermani Manfred Weber dhe Zv.presidenti aktual i Komisionit Europian, holandezi Frans Timmermans, nga rradhët e socialistëve europianë.

Të shumta janë temat e diskutimit rreth sfidave kryesore që i qasen sot Bllokut, si Brexit, emigracioni, terrorizimi apo ndryshimet klimatike.

Si Weber edhe Timmermans janë shprehur të keqardhur sa i përket Brexitit, duke shpresuar deri në fund për një kthim pas të Britanisë së Madhe. Sa i përket terrorizmit terrorizmit, Weber është i prerë. Ai mbron idenë e dëbimit të europianëve që kanë luftuar për ISIS. Ndërsa Timmermans është pro gjykimit të tyre nga një gjykatë speciale europiane. Favorit kryesor për të marrë drejtimin e Komisionit është Manfred Weber, por gjithçka do t’i takojë parlamentit që do të dalë nga zgjedhjet e 26 majit.

Tv Klan