Derbi i Madridit sot në Talin do të vendosë fituesin e trofeut të parë Europian në këtë sezon. Real dhe Atletico do të përballen për herë të parë në këtë aktivitet. Real ka një trajner të ri, Julen Lopetegui dhe pa emblemën Cristiano Ronaldo i larguar te Juventus, ndërsa Atletico mbështetet ende te Diego Simeone, strategu i cili solli sukseset e viteve të fundit.

Julen Lopetegui: “

Po përgatitemi për sezonin e ri dhe tani kemi një finale. Natyrisht që duam të fitojmë. Jemi përgatitur për të triumfuar përballë një ekipi të mirë që nuk do të na bëjë të lehtë”.

Diego Simeone: “

Shumë futbollistë luajtën në botëror dhe kanë ardhur të lodhur, por janë të motivuar dhe duan të fitojnë. Tani jemi gati dhe duam të jemi konkurrues dhe të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë”.

Los Blancos nëse do të triumfonin, do të merrnin për herë të pestë Superkupën e Europës, duke barazuar Milan dhe Barcelona. Për Colchoneros do të ishte një hakmarrje për disfatat e shkaktuara nga Real në sezonet e fundit në Champions, përfshi finalet e 2014 dhe 2016.

Tv Klan