Sot derbi i kryeqytetit, biletat drejt fundit

Sot derbi i kryeqytetit, biletat drejt fundit

17:10 28/02/2020

Tirana pa mungesa, Partizani pa Trashin

Pak orë para nisjes së derbit Tirana-Partizani shikon ende tifozë që blejnë bileta. Vendet në “Air Albania Stadium” po shkojnë drejt fundit kur është mesdita e së premtes dhe pritet që të shiten të gjitha sipas parashikimeve kur ora të jetë 19:00.

Deri në këto çaste janë shitur 17.500 bileta. Është drejt fundit, pasi ka edhe sektorë që nuk do të hapen për brezin e sigurisë. Në disa sektorë si tribuna pas porte ku do qëndrojnë bardheblutë nuk gjen më asnjë biletë. Në një pjesë të saj do të qëndrojnë grupimet ultras.

Në stadium janë vendosur edhe ndenjëset e dëmtuara javën e kaluar. Rrugët përqark stadiumit do të bllokohen 4 orë para nisjes së takimit. Tirana vjen pas 11 ndeshjesh pa humbje dhe ecuria pozitive nisi nga derbi i fazës së dytë me Partizanin, i fituar me rezultatin 2-1.

Skuadra është e plotë dhe do të zbresë në fushë me Ngoo në sulm i mbështetur nga treshja Cale, Torassa dhe Cobbinah. Partizani ka mungesën Trashit që do të zëvendësohet nga Hakaj. Tirana mban vendin e parë të renditjes ndërsa Partizani është i treti me 6 pikë më pak. 

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo