Formacione sulmuese për të dy skuadrat

William Cordeiro Melo pritet të rikthehet titullar tek Partizani. Braziliani ishte në dyshim në ndeshjet e fundit, por duket se në derbi mund të luajë një rol të rëndësishëm.

Kjo është risia e formacionit të Ilir Dajës. Për pjesën tjetër, duket se tekniku i beson formacionit fitues. Kështu me rreshtimin 4-3-3 pritet që në portë të jetë kapiteni Alban Hoxha.

Idrizaj në krahun e djathtë të mbrojtjes në qendër Bitri dhe Belica, ndërsa në të majtë Esin Hakaj. Broja, Mala dhe Murataj do të përbëjnë treshen e mesfushës. Sulmuesi i besohet Jasir Asanit dhe Melos nga krahët ndërsa në qendër Theophilus Solomon.

Në kampin bardheblu do të tentohet të mbyllet ndeshja që në minutat e para. Tekniku Nevil Dede ka ndërtuar formacion sulmues. Në portë Bakaj, në mbrojtje do të rreshtohen Toshevski, Hoxhallari dhe Najdovski.

Në qendër të mesfushës Kapiteni Idriz Batha dhe Toli, nga krahët Ismajlgeci dhe Halili. Agustin Torassa do të duhet të mbështesë sulmin që do të përbëhet nga Muci dhe Seferi.

Takimi do të luhet në Elbasan Arena në orën 18:00.

Tv Klan