Vendoset fituesi i këtij sezoni

Derbi i Manchester do të luhet për herë të parë në finalen e FA Cup duke nisur nga ora 16:00 në stadiumin Wembley. Turneu më i vjetër në botë futbollistik do të dorëzojë sot trofeun e 142.

United do të kërkojë kupën e dytë këtë sezon pas asaj të Ligës dhe pasi siguroi pjesëmarrjen në Champions League e ardhshme.

Te City, janë të uritur për tituj të tjerë pas triumfit në Premier League dhe për më tepër për të paraprirë finalen e 10 qershorit të Champions ndaj Inter.

Mungesa të shumta për United për arsye dëmtimi, ndërsa te City është i plotë. Në këtë sezon ekipet kanë nga një fitore në përballjet në kampionat, por spikat e ajo e ekipit të Pep Guardiola në fazën e parë me rezultatin 6 – 3. Manchester United ka 12 trofe të FA Cup, ndërsa City 6. 

Tv Klan