Inter – Juvenus nuk është vetëm ndeshja kryesore e javës së 35 në Serie A, por është e rëndësishme edhe për objektivat sezonalë.

Sot në orën 20:45 në “San Siro” do të nisë Derbi i Italisë, duke kujtuar atë të 8 viteve më parë kur Inter fitoi titullin në sezonin e tripletës. Juve që po kërkon titullin duhet të fitojë për të mbajtur pas Napoli që është vetëm 1 pikë më pak dhe nesër do të luajë në fushën e Fiorentina.

Kur kanë mbetur edhe 4 javë hapat fals janë tepër të rrezikshëm edhe për Inter që është në garë me Roma e Lazio për një vend në Champions League. Barazimi do të ishte një humbje e vogël për të dy ekipet. Ky rezultat mbylli takimin e fazës së parë, por tashmë nuk vlen. Rëndësinë e takimit e tregon edhe interesimi i tifozëve, më shumë se 78 mijë bileta të shitura, duke kaluar 5 milionë euro arkëtim.

Tv Klan