Të kuqtë kërkojnë fitoren e parë, bardhblutë kryesimin

Këtë lloj atmosfere presin edhe futbollistët që do të zbresin në fushën e lojës, pasi thirrjet e tifozëve në stadium shërbejnë më së shumti për motivimin e atyre që luajnë. Ultrasit e Tiranës, ekipi pritës, kanë përgatitur edhe një koreografi që do ta shpalosin në nisje të ndeshjes.

Në kampin bardheblu gjërat janë fort mirë, aq sa trajneri Shehi është në dilemë se kë duhet të vendosë në formacion.

Ndërsa Partizani nuk do të ketë 4 titullarë në 6 futbollistë që mungojnë e megjithatë atyre që do të jenë në formacion ua është kërkuar të lënë shpirtin në fushë për këtë takim.

Tv Klan