samiti i WalesKërcënimi që vjen nga Shteti Islamik dhe terrorizmi është në fokusin e ditës së dytë të Samitit të NATOs, që po zhvillohet në Uells.

Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri britanik janë në kërkim të aleatëve për luftën kundër Shtetit Islamik në Irak e Siri.

Në kuadër të Samitit, Obama zhvilloi takime të veçanta me përfaqësuesit e Arabisë Saudite dhe Turqisë.

Amerikanët kërkojnë gjithashtu nga Europa, një angazhim më të madh në këtë luftë.

Pritet që në përfundim të dilet më një marrëveshje mes vendeve antare, për një strategji të përbashkët në këtë luftë.

Ukraina është një tjetër pikë për t’u diskutuar në ditën e dytë të takimit të nivelit të lartë.

Do të priten edhe rezultatet e takimit të Minskut, mes qeverisë së Kievit dhe përfaqësuesve të rebelëve të lindjes, që zhvillohen sot.

Rreth mesditës pritet të nisë armëpushimi dypalësh, i konsideruar si një hap i rëndësishëm drejt paqes.

Diskutimet e samitit do të përfshijnë edhe sanksionet e reja ndaj Moskës.

Delegacioni shqiptar në samit kryesohet nga Kryeministri Rama.

Tv Klan