Rama, Berisha e Basha, pasdite në Shkodër

Shkodra do të jetë qyteti nga ku Partia Socialiste, ajo Demokratike dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” do të mbyllin fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Në orën 16:00 të pasdites Lulzim Basha do të kthehet në qytetin verior për të kërkuar votën e demokratëve për kandidatin Xhemal Bushati që garon për Bashkinë e Shkodrës të dielën.

30 minuta më vonë ish-Kryeministri Berisha do të mbyllë fushatën elektorale, duke i ftuar demokratët e Shkodrës që të votojnë kandidatin e opozitës së vërtetë, atë të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia.

Në të njëjtin orar me Berishën edhe Kryeministri Rama ka paralajmëruar mbylljen e fushatës elektorale në qytetin verior që është bastion i demokratëve nga viti 1990.

Tv Klan