Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj në Tëitter një histori të saj kur ishte më e vogël. Ajo ka treguar se nuk e pranon të studionte në kolegjet më të mira të Amerikës dhe sërish arriti të bëhet e famshme dhe këngët e saj të dëgjohen në mbarë botën.

Mesazhi ishte për të gjithë ata që nuk pranohen nëpër shkollat ku ata dëshirojnë dhe të mos mërziten aspak sepse nuk është nevoja të studiosh në një shkollë fantastike që të jesh i suksesshëm.

“Nëse po aplikoni për kolegj dhe nuk pranoheni, thjesht doja t’ju bëja të ditur. Unë vdisja që të futesha në shkollën e muzikës në Manhattan dhe Julliard. Nuk u pranova në asnjërën prej tyre dhe bëra muzikë sipas mënyrës sime. Nuk keni nevojë për një kolegj fantastik që të jeni të suksesshëm”, ka shkruar Bebe. /tvklan.al