Migena dhe Fatosi zgjodhën rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan për të surprizuar nënën e tyre, në 60-vjetorin e lindjes. Ata donin që kjo ditë të ishte e veçantë dhe ajo të ishte qendra e vëmendjes.

Nëna e tyre, Manushaqe emocionohet kur vjen në studio dhe shikon në anën tjetër të ekranit djalin dhe vajzën e saj.

Vëlla dhe motër nuk gjejnë dot fjalët për të shprehur dashurinë dhe mirënjohjen që kanë për të.

Migena: Mami unë nuk jam vetëm sot këtu, unë jam me Fatosin. Nuk dua të të shoh lot në këtë ditë kaq të bukur për juve, ti sot ke 60-vjetorin është më shumë se një gjysëm shekulli jete, jo dhe aq të mirë, por ti sot finalizohesh në një ditë shumë të lumtur. Ne jo kot zgjodhëm emisionim e Arditit, për të thënë që ti sot je në qendër të vëmendjes. Në qoftë se ti ke qenë gjithmonë timoni i jetës tonë, nëse ti ke qenë gjithmonë ajo që na ke drejtuar, dua që kjo ditë të jetë vetëm për ty, ti je gjithçka për ne. Nuk di nëse një njeri do të thoshte shumë fjalë, unë do të gjeja më të fundit, që askush nuk do e kishte përdorur dhe do thoja që ti je nëna ime më e mirë.  Të gjitha nënat janë të mira, por ti je më e mira për ne.

Ardit Gjebrea: Sa herë zonja Manushaqe kur duam të shprehim një dashuri të madhe, kërkojmë në fjalorin tonë një fjalë që nuk ekziston, që nuk e kanë thënë të tjerët dhe pikërisht atë fjalë po kërkonte Migena, por ta tha në mënyrën e saj. Kështu që dije që të ka thënë ato fjalë që nuk ekzistojnë për të të thënë që sa fort të duan dhe sa të shtrenjtë të kanë. Fatos çfarë do t’i thuash mamit?

Fatosi: Edhe unë mundohem t’i gjej fjalët atje thellë, por çfarë t’i them, që e duam shumë, që e falenderojmë për gjithçka që ka bërë për ne dhe e pastë jetën e gjatë. Kjo është jetë dhe shëndet mbi të gjitha.

Migena: Sot është dita jote mami, nuk duam të shohim lot.

Manushaqe: Jo, mami nuk qan asnjëherë, ti e di. Nuk them asnjëherë që nuk kam kam, ju kam mësuar dhe juve të thoni mirë, të falni. Zoti është i madh dhe duke patur mendjen tek Zoti. E falenderoj dhe njëherë m’i ka realizuar të gjitha ëndrrat, të gjitha dëshirat. Në radhë të parë ju jeni mirë me shëndet, në radhë të dytë ëndrrat e mia janë realizuar dhe në radhë të tretë, yjet e mia, që kam 3 mbesa të shkëlqyera./tvklan.al