Superklasikja River Plate – Boca Juniors do të luhet sot në Madrid prej orës 20:30. Aty siguria do të jetë më e lartë, pasi i druhen incidenteve të tjera pavarësisht se janë mijëra kilometra larg Buenos Airesit. Mbështetësit e skuadrave kanë qemë prezent thuajse në të gjitha rrugët e kryeqytetit spanjoll.

Ndeshja do të luhet pavarësisht kërkesës së drejtuesve të ‘Boca Juniors’ për fitore në tavolinë, pasi autobusi i ekipit u godit nga tifozët e ‘River Plate’. Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Bombonera” perfundoi në barazim 2 – 2. Kjo është hera e parë që këta rivalë të përjetshëm diskutojnë mes tyre trofeun më të rëndësisshëm për klube në Amerikën  e Jugut.

Tv Klan