Ora 20:00 e së hënës shënon fundin e ngujimit të studentëve të Fakuktetit Juridik dhe hapjen e godinës.

Për rreth 1 muaj në këte auditor kanë qëndruar vetëm studentët e ngujuar në Fakultetin Juridik. Po duke nisur nga nesër godina do të jetë e hapur për të gjithë studentët, duke i rikthyer normalitetit edhe fakultetit të fundit qe vijonte protestën.

“Kemi vendosur t’i hapim dyert sepse shumica e studentëve po bëjnë mësim tek Petro Nini në kushte jo të mira”.

“Studentët e ngujuar janë të lodhur, ne duhet të riorganizohemi për një protestë të madhe”,

thonë studentët për Tv Klan.

“Le të shërbejë si një moment reflektimi për të gjithë”,

shprehet një tjetër student.

Një përfaqësi nga asambleja e pedagogëve dolën këtë te hënë para Komisionit të Medias, ku ritheksuan qëndrimin e tyre kundështues ndaj Ligjit për Arsimin e Lartë dhe VKM-ve të miratuara në Dhjetor të 2018.

Edhe pse të thirrur në seancë degjimore, ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk u paraqitën në Komisionin e Medias për të folur për praninë e Policisë së Shtetit në mjediset e Fakultetit të Histori-Filologjisë.

Tv Klan