Prej ditës së sotme hapen kufijtë me Greqinë për të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga vendi ynë.

Shteti fqinj ka vendosur lejimin e kalimit të të gjithë qytetarëve si për qëllime familjare dhe turistike, bazuar edhe në vendimin e Komisionit Europian që ka përcaktuar Shqipërinë si vend të sigurt.

Pas këtij vendimi, të shumtë kanë qenë qytetarët që janë nisur drejt Greqisë. Këto janë edhe pamjet që vijnë nga pika kufitare e Kapshticës.

Për të kaluar drejt Greqisë, të gjithë udhëtarët duhet të jenë të pajisur me formularin Plf, certifikatë vaksinimi, test PCR ose rapid dhe me certifikatën e diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Për fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si për të rriturit. Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet perkatese. Deri më datë 28 Qeshor mbeten në fuqi kuotat prej 1500 persona në ditë në Kakavijë, 250 në Qafe Botë dhe 400 në Kapshtice dhe më vone pritet liberalizimi total i lëvizjes. /tvklan.al