Priten përballje të forta në fazën e grupeve

Sot në orën 17:00 do të hidhet shorti i fazës së grupeve në Champions League. Ndarja e ekipeve në vazo parashikon edhe grupe tepër të forta. Ekipe të fortë gjen edhe në vazon e tretë ku ndodhet Inter, apo surpriza e sezonit të kaluar Atalanta.

Në të dytën ndodhen fitues të këtij trofeu, Barcelona, Manchester United, Chelsea dhe Ajax. Pa harruar këtu pretendetë si Atletico Madrid, Manchester City apo Borussia Dortmund. Vazo e parë udhëhiqet nga kampioni në fuqi Bayern Munchen.

Vendosja është përcaktuar nga renditja e UEFA-s. Në këtë fazë skuadrat nga e njëjta federatë nuk mund të përballen me njëra-tjetrën. Në këtë turne marrin pjesë edhe disa lojtarë të Kombëtares.

Thomas Strakosha me Lazio, Berat Gjimshiti me Atalanta dhe Myrto Uzuni që ndihmoi Ferencvaros të kualifikohej në këtë garë pas çerek shekulli pritje. Faza e grupeve do të nisë me 20 Tetor dhe do të përfundojë më 9 Dhjetor.

Tv Klan