“Aldo Morning Show” në Tv Klan sot është mbyllur në formën më të bukur, duke i uruar shëndet e jetë zonjës Uranie nga Gjirokastra e cila ka mbushur plot 100 vjeç.


Nipat e mbesat e saj janë mbledhur në këtë ditë të veçantë.

-Sot bën 100 vjeç, një pyetje: Si urohet? Ja tek është zonja në ekran, unë as emrin s’ja di. Kam ndonjë nip ose mbesë të lidhur.

Namik Dokle: Unë do t’i uroja të jetojë aq sa duan nipat dhe mbesat e saj.

-Urani quhet, zonja Uranie mirëmëngjes!

Namik Dokle: Ka dhe emër shumë të bukur.

Urania: Mirëmëngjes!

-Mirëmëngjes zemër, u bëfsh 1 mijë! Me jetë e shëndet, me nipër e mbesa dhe sëbashku me zotin Namik këtu të urojmë me zemër shëndet dhe dëgjofsh vetëm gjëra të bukura.

Urania: Faleminderit!

-Faleminderit thotë, e përpiktë, është shumë  e përpiktë.

Namik Dokle: Se mos bën ndonjëri gabim t’i thotë edhe 100!

-Po pra nuk urohet edhe 100.

Urania: Faleminderit, faleminderit (duke qeshur)

Namik Dokle: Të të rrojnë nipat e stërnipat!/tvklan.al