Partizani kryesues do të përballet me Tiranën

Derbi i kryeqytetit do të zhvillojë sot përballjen e parë sezonale. Partizani do të luajë si pritës në Air Albania, duke patur më shumë bileta në dispozicion.

Të kuqtë janë në krye të renditjes me 12 pikë pas 5 javëve të para, ndërsa bardheblutë në vendin e pestë me 8 pikë. Futbollistë me probleme fizike ka te të dy ekipet.

Te të kuqtë, Hoti dhe Da Silva nuk ishin ende në formë siç u pa në takimin e fundit, ndërsa për bardheblutë nuk do të jetë Najdovski, i cili është i dëmtuar. Por ky nuk shikohet si justifikim që ata të cilët do të jenë në fushë nuk do të japin maksimumin sipas trajnerëve.

Te Partizani kërkojnë fitoren pas 1 viti e gjysmë, ndërsa Tirana është kthyer te rezultatet pozitivë në ndeshjet e fundit në kampionat e kupë. Të kuqtë nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola në mesjavë për sfidën e Kupës së Shqipërisë me Orikun. Ndeshja më e rëndësishme e futbollit shqiptar do të nisë në orën 19:00.

Tv Klan