Në Manchester do të luhet pasditen e sotme ndeshja më e rëndësishme në të gjitha kampionatet europiane. City pret United në “Etihad Stadium”. Derbi luhet për t’u fituar dhe asnjëherë nuk ka rëndësi se në çfarë pozicioni janë skuadrat apo forma aktuale që po kalojnë.

Manchester City vjen favorit jo vetëm sepse luan në fushën e tij, por edhe nga paraqitja që ka treguar dhe që për momentin nuk ka krahasim me djajtë e kuq. Skuadra e Pep Guardiolas fitoi dy ndeshjet derbi sezonin e kaluar dhe sigurisht që në përballjen e radhës do të kërkojnë të mbajnë të njëjtin ritëm.

“Në ndeshjet e fundit edhe unë jam suprizuar nga loja që kemi bërë por në një derbi çdo gjë mund të ndodhë. Nuk do të merremi me historinë me formën me atë që ka kaluar. Do të zbresim në fushë dhe do të përpiqemi ti mundim”, tha ai.

Sezonet e fundit ky duel ka prodhuar shumë gola, mesatarisht 3 në çdo ndeshje. City ndodhet në vendin e tretë në renditje të Premier League dhe e di mirë që një ndalesë ndaj United do të thoshte dorëzim të titullit ende pa përfunduar gjysma e sezonit.

Ndërsa, Manchester United u rehabilitua shumë pas fitores së fundit 2-1 ndaj Tottenham. Skuadra e solskjaer shkon me moral të lartë, pasi nxorri kokulur ish-trajnerin Jose Mourinho. Tashmë duhet të përballet me dinakun, Guardiola.

“Vetëbesimi të ndihmon shumë ndonjëherë. Kemi patur shume pak kohë për të rikuperuar nga ndeshja e fundit. Por derbi është gjithnjë i veçantë në Manchester. Pres një ndeshje të vështirë sepse do të përballemi me një prej skuadrave më të mira në Angli”, tha ai.

Pavarësisht rezultatit, spektakli në fushë nuk do të mungojë, pasi derbi i Manchester gjithnjë ka sjellë një ndeshje të bukur për publikun. Sfida luhet të shtunën në orën 18:30 në stadiumin “Etihad”.

Tv Klan