Ndeshja mes Barcelona e Real Madrid nuk është një sfidë zakonshme dhe sot në “Camp Nou” pritet një tjetër përballje emocionuese. Në orën 16:15 do të zhvillohet një takim për herë të parë pa Messin dhe Ronaldon në fushë. Ylli argjentinas është i dëmtuar, ndërsa portugezi ndryshe nga një vit më parë ka të veshur fanellën e Juventusit.

Madrilenët ndodhen në një situatë të vështirë aq sa të përmendet mundësia e shkrakimit të trajnerit Julen Lopetegui, nëse dështohet në këtë ndeshje delikate. Një situatë e tillë nuk është pritur mirë nga Lopetegui në prag të një përballje kaq të rëndësishme.

“Jemi para një ndeshje mjaft tëheqëse për të menduar për gjëra të tilla. Nuk më ndihmon në përgatitjen e takimi”

, thotë trajneri i Real Madrid.

Julen Lopetegui shtoi se lojtarët kanë besim tek ai dhe ai tek lojtarët. Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde mendon se do të jetë e vështirë ndaj Real Madrid pavarësisht situatës që po kalon.

“Duhet të bëjmë kujdes, sepse kur te Real janë të nervozuar, janë më të rrezikshëm”.

El Clasicco i gjen ekipet larg njëri-tjetrit në renditje. Barcelona është në vendin e dytë, ndërsa Real Madrid në të nëntin, por diferenca është vetëm 4 pikë.

Tv Klan